Rusia ka kryer një nga sulmet më të mëdha të saj ajrore në Ukrainë. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm ukrainas.
Dronët dhe raketat kanë shënjesturar infrastrukturën e energjisë dhe atë civile në qytete në mbarë vendin, duke detyruar Poloninë fqinje që të aktivizojë avionët luftarakë për të monitoruar situatën.
“Dronët dhe raketat janë lëshuar drejt qyteteve paqësore, civilëve që po flinin dhe ndaj infrastrukturës kritike. Kjo është përgjigja e vërtet e kriminelit të luftës presidentit rus, Vladimir Putinit, për të gjithë ata që e kanë telefonuar dhe e kanë vizituar së voni. Na duhet paqe përmes forcës, jo përmes zbutjes së qëndrimit”, tha Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha
Në lidhje me sulmin reagoi edhe presidenti ukrainas Volodymir Zelensky i cili konfirmoi se kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur disa të tjerë.
“Objektivi i armikut ishte infrastruktura jonë energjetike në të gjithë Ukrainën. Fatkeqësisht, disa objekte pësuan dëmtime nga goditjet e drejtpërdrejta. Në Mykolaiv, një sulm me dron vrau dy persona dhe plagosi gjashtë të tjerë,përfshirë dy fëmijë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet. Disa zona mbeten pa energji, por të gjitha forcat e nevojshme po punojnë për zbutjen e pasojave dhe rivendosjen e infrastructures”, deklaroi Zelensky.
Shpërthime u raportuan mëngjesin e te djeles në kryeqytetin ukrainas, Kiev, por edhe në qytete të tjera përfshirë Odesas dhe qytetin juglindor të Zaporizhjas.
Sakaq ,Ukraina po përballet me vështirësi që të minimizojë humbjet, të mbajë lart moralin dhe të bindë aleatët se me më shumë ndihmë ushtarake mund ta kthejë rrjedhën e luftës në favor të saj. Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se ai do t’i japë fund luftës shumë shpejt, edhe pse nuk është e qartë se si do ta arrijë këtë. /vizionplus.tv