Sa gra po vuajnë dënimin për vrasje? Drejtoresha e Burgut zbulon shifrat në “Quo Vadis”

8 months ago 27

Lindjana Laçi, Drejtoresha e Burgut të Grave, e ftuar në “Quo Vadis” në ekranin e Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj ka ndarë disa statistika për sa i përket numrit të grave që vuajnë dënimin në IEVP “Ali Demi”.

Drejtoresha thotë se në burg janë gjithsej 76 gra, prej të cilave 13 janë të dënuara dhe 43 në paraburgim. 13 prej tyre vuajnë dënimin për vrasje.

Lexo edhe :

Related Posts

Laçi: Vetëm 76 janë gra, 33 të dënuar dhe 43 të paraburgosura që nuk kanë marrë një vendim të formës së prerë. 13 të dënuara janë të dënuara për vrasje, për shkak të marrëdhënieve familjare. Te gratë nuk ka dënim të përjetshëm. Burgu i grave është i vetëm në të gjithë Shqipërinë, dhe në të gjithë Shqipërinë ka 76 gra. Ne bëjmë një punë rehabilituese që kur t’i kthehn jetës këto gra të pranohen nga shoqëria. Ka raste që vijnë dhe i shikojnë familjarët dhe ka rste që nuk vijnë. Shpesh bien pre e paragjykimeve dhe preferojnë që mos vinë dhe të flasin në telefon.

Pranvera Borakaj: Si ndihen? A ka në shpresë pasi kalojnë disa vite?

Laçi: Patjetër që ka shpresë. Kjo është puna jonë e përditshme. Kemi 8 të punësuara brenda institucionit. Ato janë të punësuara në kuzhinë, magazinë etj. Pra janë të dënuara që punojnë brenda institucionit./vizionplus.tv 

Read Entire Article