“Sa herë e përsërisni një skenë?” Mariana Kondi shuan kuriozitetin e Dijonisit, ndan detaje nga profesioni i saj

5 months ago 33

Dijonis Biba në një bisedë me mentoren e tij, Mariana Kondi ka diskutuar rreth punës së kësaj të fundit, pra rreth fushës së aktrimit.

Fermeri ka pyetur aktoren se sa herë i përsërisin skenat kur realizojnë një film.

Mariana ka ndarë detaje nga xhirimet e filmit, por dhe të teatrit.

Pyetja e Dijonisit: Kur shkoni të bëni filma sa herë e përsërisni një skenë?

Mariana: Zakonisht ku bëhet filmi, punohet edhe në tavolinë. Je ulur në tavolinë dhe lexohet i gjithë skenari, lexohet 1 herë 2 herë. Regjisori të thotë për shembull a të pëlqen roli, je brenda rolit? Edhe thotë ai ky është një rol që ty te përshtatet dhe kur të vijë momenti, se ti mund të interpretosh skenën e fundit në fillim fare. Regjisori ka për detyrë të të fus ty në gjendje dhe ti të përshtatesh me rolin. E lexon njëherë në tavolinë, në shesh të xhirimit ke një emocion tjetër, është përgjegjësi e madhe, në teatër është më e thjeshtë, se në teatër nëse e bën gabim e rregullon ditën tjetër, ndërsa aty ajo të mbetet.  Një regjisor i mirë i gjen telat e artistit. /vizionplus.tv

Read Entire Article