Sa para do të marrë ekipi fitues i Euro 2024?

1 month ago 35
Reklamë

Spanja dhe Anglia do të kërkojnë lavdinë në Berlin. Të ardhurat totale nga fitimi i Kampionatit Evropian janë 28.25 milionë euro. Nga kjo shumë, 40% do të shkojë për lojtarët. Në rast të humbjes së finales, lojtarët do të futnin në xhep 30% të parave të mbledhura nga Federata.

Kualifikimi në finalet e Kampionatit Evropian tashmë solli një të ardhur fillestare prej 9.25 milionë eurosh. Çdo fitore e arritur në fazën finale ka sjellë të ardhura shtesë prej një milion eurosh. Kalimi në fazën 1/16 kapte vlerën e 1.5 milionë eurove, ndërsa kualifikimi në çerekfinale solli 2.5 milionë euro shtesë. Hapi tjetër i kalimit në gjysmëfinale solli një çmim shtesë prej 4 milionë eurosh, ndërsa arritja në finale solli 5 milionë euro shtesë.

Nëse fitojnë kampionatin, do të duhet t’i shtojnë 3 milionë të tjera të gjithë këtyre milionave, gjë që do ta çonte shumën totale në 25.5 milionë. Nga kjo shumë, 40% do të shkojë për lojtarët dhe do të jetë pak më shumë se 11 milionë. Një pjesë të këtyre parave do të marrin edhe anëtarët e stafit teknik dhe punonjësit e federatës. /vizionplus.tv

Read Entire Article