Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz ka refuzuar në mënyrë kategorike një plan të NATO-s për të dërguar trupa në Ukrainë. Ai theksoi se nuk do të ketë trupa tokësorë.
Komentet e tij vijnë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron tha se nuk mund të përjashtonte mundësinë që vendet perëndimore të dërgonin trupa në Ukrainë të hënën.
Lexo edhe :
Related Posts
“Nuk do të ketë trupa tokësore, nuk do të ketë ushtarë në tokën ukrainase të dërguar atje nga vendet evropiane ose shtetet e NATO-s”, tha Scholz.
Scholz tha gjithashtu se ky diskutim u mbajt në Paris dhe shtoi se samiti ishte shumë unanim për këtë çështje.
Po ashtu, edhe kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg mohoi që NATO të jetë dakordësuar për të dërguar trupa në Rusi./vizionplus.tv/