Në seancën që po mbahet ditën e sotme në Apelin e GJKKO, Fredi Beleri ka përsëritur edhe një herë pretendimet se është arrestuar me “dëshirë të kryeministrit.”
Teksa ndodhej pas hekurave, kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, deklaroi se ndërgjegjen e ka të qetë, duke shtuar se provat janë të manipuluara.
“Avokatja ishte shteruese, i paraqiti të gjitha pretendimet tona. Shikohet qartë që jam arrestuar me dëshirë të kryeministrit. Provat janë manipuluar dhe unë e kam ndërgjegjen time të qetë. Po ashtu, edhe ju që do të merrni një vendim, uroj ta keni ndërgjegjen e qetë.”
Ndërsa, avokatja e Belerit kërkoi që të rrëzohet vendimi i Shkallës së Parë dhe deklarimin e pafajshëm të klientit të saj, pasi siç u shpreh ajo, fakti penal nuk ekziston.
Trupi gjykues në seancën e sotme kryesohet nga Daniela Shirka dhe anëtarë Dhimitër Lara dhe Ilirjana Olldashi.
Avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari, kërkoi përjashtimin e kryesueses Daniela Shirka, me pretendimin se nuk është caktuar me short, por çështja i është caktuar manualisht.
/a.r