Sekuestrohen 35 mijë euro të padeklaruara në Durrës, 4 të arrestuar! Ku ishin fshehur paratë

5 months ago 33

Policia Kufitare e Durrësit ka goditur një rast të tentativës për të futur në Shqipëri para të deklaruara.

Në kuadër të operacionit “Next” u sekuestruarn  35 755 euro dhe u arrestuan 4 persona, 2 prej tyre drejtues të autobusit ku ishin fshehur paratë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll autobusin me drejtues shtetasin Denis Menelli. Gjatë kryerjes së kontrollit nga Policia, ky shtetas ka zbritur nga autobusi dhe i ka dhënë një shumë parash, një shtetasi që udhëtonte me një automjet tjetër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Denis Menelli (shoferi i parë i autobusit) dhe shtetasi Agim Idrizi (shofer i dytë i autobusit), po tentonin të fusnin në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, të cilën me qëllim shmangien e deklarimit para autoriteteve doganore, e kishin ndarë në disa pjesë, për t’ua dhënë shtetasve , Tritan Biba dhe Frenki Fezo, të cilët udhëtonin me një automjet tjetër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në autobus, shërbimet e Policisë gjetën 35 755 euro dhe 70 franga, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Denis Menelli, 32 vjeç, banues në Lushnjë, Agim Idrizi, 48 vjeç, banues në Fier, Agim Idrizi, 54 vjeç, banues në Tiranë dhe Frenki Fezo, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vëprime të mëtejshme, për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./vizionplus.tv

Read Entire Article