Sekuestrohet kokaina rozë në Athinë, droga e luksit kushton 1 gram / 120 dollarë

2 months ago 27

Një drogë e shtrenjtë është sekuestruar në Greqi gjatë një aksioni policor. E quajtur kokaina rozë që njihet me emrin TUSI është një drogë e shtrenjtë. Lënda narkotike me peshë 1 kg u sekuestrua në dy shtëpi të ndryshme në Athinë.

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia greke, ndërsa një 23-vjeçar tjetër është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Ndër të tjera, autoritetet greke sekeustruan dhe sasi kokaine dhe kanabisi që i përkasin këtij grupi.

Kokaina rozë është një drogë e rrallë që të ngjashme me kokainën ka vetëm emrin. Kjo lloj droge është një përzierje e ketaminës me stimulues të tillë si ekstazia.

Kokaina rozë konsiderohet një drogë luksi dhe shitet kryesisht në ambiente me muzikë elektronike, sipas një raporti të mëhershëm të “El Pais”. 1 gram i kokainës rozë shitet 90, 100 ose 120 Dollarë.

/a.r

Read Entire Article