Serbët në veriun e Kosovës paralajmërojnë rikthimin e barrikadave në fund të kësaj jave, si shenjë reagimit pas aksionit të autoriteteve kosovare për të mbyllur 5 zyrat që shërbenin si struktura paralele.
I ashtuquajturi kryetar i Asociacionit të qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq deklaroi se të premten do të fillojë bllokada e të gjitha vendkalimeve kufitare në Kosovë, teksa shtoi se ato do të qëndrojnë aty deri sa të tërhiqet policia e Kosovës dhe institucionet t’u kthehen serbëve.
“Bllokada do të fillojë të premten dhe do të zgjasë derisa forcat policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe t’u kthehen serbëve institucionet e uzurpuara. Ne gjithashtu kërkojmë që KFOR-i, në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244, të marrë kontrollin e veriut të Kosovës”, tha Rojeviq.
Rojeviq se bllokada do të ndihmohet nga qytetarët nga Serbia qendrore, Mali i Zi dhe Republika Srpska, duke përjashtuar qëllimisht serbët që banojnë në Kosovë për t’i mbrojtur ata nga një hakmarrje e mundshme nga Policia e Kosovës.
Aksioni i 30 gushtit, i kryer nga institucionet e Kosovës u cilësua si veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe po ashtu u kundërshtua nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve lokalë në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, dhe nga zyrtarët në Serbi.
/a.r