Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme ndaj 18 bazave të grupit rebel, Houthi, në Jemen mbrëmjen e të shtunës . Kjo vjen si përgjigje pas rritjes sëe sulmeve nga militantët drejt anijeve në Detin e Kuq.
Sipas zyrtarëve avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë shenjëstruan raketat , dronët dhe sistemet e mbrojtjes të grupit Houthit.
Kjo është hera e katërt që SHBA-ja dhe Britania kryejnë operacione të përbashkëta .
Rebelët kanë thënë se po kryejnë sulme ndaj anijeve tregtare edhe në shenjë përkrahjeje për palestinezët gjatë në Rripin e Gazës të cilët po vuajnë pasojat e luftës së Izraelit me Hamasin.
Houthi ka kryer 57 sulme ndaj anijeve tregtare dhe ushtarake në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit prej 19 nëntorit të vitit të kaluar./vizionplus.tv/