Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar avionin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro në Republikën Domenikane. Pasi përcaktuan se blerja e avionit ishte në kundërshtim me sanksionet amerikane, ndër çështje të tjera kriminale, SHBA vendosi ta sekuestrojë, duke ngrirë edhe më tej marrëdhëniet me Venezuelën.
Në një deklaratë, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland tha se Departamenti i Drejtësisë sekuestroi një avion që pretendohet se është blerë në mënyrë të paligjshme për 13 milionë dollarë përmes një kompanie guaskë dhe u kontrabandua nga Shtetet e Bashkuara për t’u përdorur nga Nicolas Maduro dhe miqtë e tij, raporton A2.
Avioni u ble nga një kompani në Florida dhe u eksportua ilegalisht në prill 2023 nga SHBA në Venezuelë përmes Karaibeve. Ai është përshkruar nga zyrtarët si ekuivalenti i “Air Force One” për Venezuelën dhe është fotografuar në vizitat e mëparshme shtetërore të Maduros në mbarë botën.
“Kjo dërgon një mesazh deri në majë”, tha një nga zyrtarët amerikanë për CNN. “Kapja e avionit të kreut të shtetit të huaj është e padëgjuar për çështje penale. Ne po dërgojmë një mesazh të qartë këtu se askush nuk është mbi ligjin, askush nuk është mbi shtrirjen e sanksioneve të SHBA-së.”
Avioni, i cili është një Dassault Falcon 900EX, që atëherë është përdorur për të fluturuar “pothuajse ekskluzivisht drejt dhe nga një bazë ushtarake në Venezuelë”, tha Departamenti i Drejtësisë, citon A2.
Avioni kishte qenë në Republikën Domenikane muajt e fundit dhe kjo i hapi rrugën zyrtarëve amerikanë që ta sekuestronin. Shumë agjenci federale u përfshinë në operacionin e konfiskimit dhe punuan ngushtë me Republikën Domenikane, e cila njoftoi Venezuelën për sekuestrimin e avionit.
Një nga hapat e ardhshëm, pas mbërritjes në SHBA, do të jetë ndjekja e konfiskimit, që do të thotë se qeveria venezueliane ka një shans për të bërë një kërkesë për të dhe mbledhjen e provave nga avioni.