Një shkollë papritur është shembur në Nigeri, ku si pasojë humbën jetën 16 nxënës dhe janë lënduar dhjetëra të tjerë.
Kërkimet vijojnë në rrënoja për të shpëtuar nxënësit. Poshtë rrënojave raportohej se dëgjoheshin thirrjet e nxënësve të bllokuar.
Agjencia kombëtare e emergjencë tha se ndërtesa dy-katëshe e shkollës Saint Academy u shemb duke vrarë disa student pa dhënë më shumë detaje.
Shifra e viktimave në dy morgët kryesorë arrinte në 16 njerëz, sipas rrjetit AFP. 15 nxënës të shpëtuar janë dërguar në spital teksa ka të tjerë në rrënoja.