Shenjtërimi i Nënë Terezës, presidenti Begaj: Kremtojmë ditën kushtuar bijës së shenjtë shqiptare, frymëzim për çdokënd

2 months ago 22

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ka përkujtuar tetë vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Përmes një shkrimi në rrjete sociale, presidenti Begaj e cilëson Nënë Terezën si shembull të fuqisë së shpirtit dhe besimit.

Presidenti Begaj shton se mësimet e saj janë frymëzim për çdo shqiptar dhe mbarë njerëzimin.

“Sot kremtojmë ditën kushtuar bijës së shenjtë shqiptare, Nënë Terezës, shembull i fuqisë së shpirtit dhe besimit, me një jetë të kaluar në dedikim e shërbim ndaj të vuajturve.

Mësimet e saj mbeten frymëzim për çdo shqiptar dhe mbarë njerëzimin”, shkruan Begaj.

Kjo e enjte (5 shtator) shënon 8-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku.

Në vitin 2016, Papa duke lexuar formulën e shenjtë në emër të Zotit, shpalli Nënë Terezën shenjtore, duke e quajtur Shën Tereza.

Shenjtërimi i Nënë Terezës, më 4 shtator 2016, e bëri murgeshën shqiptare të pavdekshme në sytë e katolikëve, por edhe të gjithë botës. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, emër të cilin e ndërroi në Nënë Tereza, lindi më 1910 nga prindër shqiptarë./vizionplus.tv

Read Entire Article