Shiste kokainë, arrestohet 30-vjeçari nga Fieri

8 months ago 37
Reklamë

Operacioni policor “Tempulli” ka vënë në pranga një tjetër person të përfshirë në trafik të lëndëve narkotike.

Policia njofton se është arrestuar në flagrancë, në qendër të qytetit të Fierit, shtetasi Jurgen Ndreko, 30 vjeç, banues në Fier.

Nga kontrollet fizike dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza, me qëllim shitjen./vizionplus.tv

Read Entire Article