Shkarkohet nga Ministria e Kulturës, Elva Margariti

8 months ago 29
Reklamë

Elva Margariti është shkarkuar nga posti i Ministrisë së Kulturës, sipas burimeve zyrtare që konfirmojnë për Top Channel se lirimin e saj nga detyra.

Ky vendim vjen si pasojë e shkrirjes së Ministrisë së Kulturës që Margariti drejtonte dhe krijimit të një strukture të re qeverisëse: Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

“Kultura nuk mund të mbetet më një ishull i vogël e i ndarë nga dinamikat e reja ekonomike e sociale të vendit, mbi të cilat ajo ka një potencial të madh ndikues, e prej të cilave ajo mund të përfitojë shumë më tepër, kur vetë sektori i ekonomisë në tërësi kërkon një përmasë të re në frontin e qeverisjes”, u shpreh kryeministri Edi Rama theksoi njoftoi këto ndryshime në qeveri.

Margariti ka drejtuar Ministrinë e Kulturës që nga viti 2018, kur zëvendësoi në këtë detyrë Mirela Kumbaron.

Top Channel

Read Entire Article