“Shkodra do të ndizet nëse nuk ndërhyn shteti”/ Gazetarja jep detaje të reja nga masakra e Dobraçit

2 hours ago 23

Gazetarja Klodiana Lala dh detaje të reja në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, për masakrën e pak ditëve më parë në Shkodr, ku mbetën të vrarë 4 shtetas. Lala tha se ende nuk ka një autor dhe e vetmja gjë e re është fakti që prokuroria e Shkodrës nuk do ta mbajë më nën hetim dhe do të kalojë dosjen në SPAK, organ që ka nën hetim dosjen “Metamorfoza”, ku janë identifikuar pjesëtarë të grupit Bajri.

“Është rënduar bilanci për masakrën e Dobraçit, sepse ka shkuar në katër numri i viktimave, pasi ndërroi jetë edhe Bashkim Basha.

Është folur për një person të tretë. Është përdorur armë e gjetur në sediljen e pasme dhe janë gjetur gjurmë gjaku aty, këto krijojnë dyshime se ka patur person të tretë. U aludua se mund të ketë qenë Ibrahim Lici. Deri tani nuk është identifikuar. Nuk ka gjurmë gishtërinjsh të plota. Është përftuar një profil ADN, por nuk ka profil krahasues.

E vetmja gjë e re është fakti që prokuroria e Shkodrës, nuk do ta mbajë më nën hetim dhe do të kalojë në SPAK.

SPAK ka nën hetim dosjen “Metamorfoza”, ku janë identifikuar pjesëtarë të grupit Bajri. Së dyti, ka dyshime që edhe vrasje të tjera janë kryer nga e njëjta dorë. Prokuroria e Shkodrës do ta përcjellë në SPAK.

Fakti që SPAK ka disa dosje të tjera, që dyshohet se kanë të njëjtët ekzekutorë, mund të hetohet dhe të krijohet identikit i ekzekutorëve.

Troshani dhe Sakica janë në kërkim për vepra të tjera, por ende nuk e di policia nëse ka qenë Ibrahim Lici.

Mënyra si është gjuajtur, numri i lartë i plumbave, krijojnë dyshime që mund të ketë qenë ai në makinë.

/a.r

Read Entire Article