Si do të ndikojë në ekonomi ulja e normës bazë? Eksperti: Huamarrja më e lirë do të nxisë shpenzimet dhe investimet

3 hours ago 21

Banka e Shqipërisë ka vendosur të ulë normën bazë të interesit nga niveli 3% në 2.75%. Por, si pritet të ndikojë kjo në ekonomi?

Eksperti Klodian Muço u shpreh se ulja e normës bazë të interesit do të ndikojë në rritjen e kreditimit të ekonomisë, duke krijuar një mjedis të favorshëm për kreditë ndaj individëve dhe bizneseve.

“Është në koherencë me ecurinë e fundit ekonomike, konkretisht inflacioni po shkon drejt stabilizimit, në ato shifra brenda pritshmërive të Bankës së Shqipërisë. E njëjta gjë, domethënë e njëjta lloj politike po ndiqet edhe nga Banka Qendrore Evropiane, kështu që është krejt normale kjo marrje mase. Sigurisht, reduktimi i normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë reflektohet automatikisht te kostoja e kredive, reflektohet automatikisht te kreditimi në ekonomi, reflektohet automatikisht le të themi te pjesa e ekonomisë në kompleks, apo likuiditetit, formës së përdorimit të likuiditetit në ekonomi. Kështu që shikohet si një aspekt pozitiv, që qoftë në pjesën e kreditimit, qoftë në lehtësimin e barrës të të gjithë atyre që kanë një kredi aktualisht dhe të tjera.”

Vendimi i Bankës së Shqipërisë për të ulur normën është shpesh një përgjigje ndaj kushteve ekonomike, si inflacioni i ulët dhe synon të sigurojë një mjedis që inkurajon aktivitetin financiar.

Kur Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit, ajo synon të stimulojë ekonominë e vendit duke e bërë huamarrjen më të lirë dhe duke nxitur kështu shpenzimet dhe investimet.

Read Entire Article