Shkodrani rreh avokatin në Lezhë, shpallet në kërkim

5 months ago 28
Reklamë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë shpallur në kërkim një 36-vjeçar.

Shtetasi S. M. (Sh.), 36 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me grusht, një 48-vjeçar me profesion avokat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Read Entire Article