Shkrumbohet nga flakët lokali në Vlorë, dyshimet e para për zjarrin

4 months ago 34

Një lokal në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht, si pasojë e zjarrit nuk ka persona të lënduar.

Lokali është djegur totalisht bashkë me të gjitha orenditë që ndodheshin brenda.

Në vendngjarje kanë mbërritur  dy automjete zjarrfikëse dhe efektivët e policisë. Shkak për zjarrin dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike. /vizionplus.tv

Read Entire Article