Shpërthen kolera, ishulli i famshëm bllokon ankorimin e kroçerës

8 months ago 23

Ishujt Mauritius kanë dhënë alarmin dhe ndaluan zbarkimin në portet e tyre të një kroçere norvegjeze me argumentin se në bordin e saj kishte shpërthyer kolera.

Kroçera nuk u lejua të ankorohej në kryeqytetin Port Louis pasi 15 persona ishin izoluar më herët në bord me simtoma të dyshuara kolereje.

Autoritetet thanë se vendimi për të bllokuar anijen ishte “marrë për të shmangur çdo rrezik shëndetësor”.

Ditën e djeshme janë marrë mostrat për testim, ndërsa rezultatet pritet të bëhen të ditura nesër, sipas BBC.

Pasagjerët patën simptoma të lehta të një sëmundjeje stomaku gjatë një udhëtimi në Afrikën e Jugut, tha një përfaqësues i Norvegjisë Cruise Line Holdings.

Një pasagjer holandez në bord i tha BN DeStem se kapiteni kishte konfirmuar se mund të kishte një shpërthim kolere në bord.

Ka pasur shpërthime të kolerës në Afrikën Jugore gjatë muajve të fundit, ku Zambia është goditur më rëndë.

Që nga janari 2023, të paktën 188,000 njerëz janë infektuar me kolera në shtatë vende në Afrikën Jugore, sipas OKB-së. Më shumë se 3000 njerëz kanë vdekur.

“Shëndeti dhe siguria e pasagjerëve, si dhe ajo e vendit në tërësi janë më të lartat për autoritetet,” tha Autoriteti i Porteve të Mauritius.

Kroçera mbërriti në Mauritius të shtunën në mbrëmje. Në kroçere ndodhen 2 184 pasagjerë dhe 1 026 anëtarë të ekuipazhit. Rreth 2,000 ishin planifikuar të zbarkonin në Port Louis, me 2,000 të tjerë që priten të hipnin në të njëjtën kohë. /vizionplus.tv

Read Entire Article