Shpërthimi gjigant në fabrikën e fishekzjarreve lë tetë të vdekur e 80 të plagosur në Indi (fotot)

7 months ago 28
Reklamë

Të paktën tetë njerëz kanë vdekur dhe 80 janë plagosur sot nga një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh që ngriti në qiell topa të frikshëm zjarri, njoftonin zyrtarët.

Pamjet në mediat vendase tregonin shtëllungat e frikshme të zjarrit në impiantin e prodhimit të fishekzjarrëve teksa dhjetra ambulanca e helikopterë të ushtrisë afroheshin për të evakuar të plagosurit.

Kreu i policisë vendase Rajeshwari Mahobia tha se ishin tetë të vdekur “deri tani” dhe 80 të plagosur në fabrikën në Harda në krahinën Madhya Pradesh, teksa shtonte se numri viktimave pritet të rritet.

Imazhet tregonin më pas impjantin të shndërruar në një rrënojë të zezë e tymuese nga katastrofa.

Pamjet tregonin gjithashtu njerëz të tmerruar që vraponin për të shpëtuar dhe zjarrfikës që fiknin vatrat e mbetura nga shpërthimi, teksa copa metalesh e ndërtimi shiheshin të shpërndara përtokë.

Kreu i përpjekjeve të shpëtimit Kailash Chand Parte, tha se zjarrfikësit ende po luftonin me flakët teksa nuk dihet se sa njerëz kishte në kohën e shpërthimit, brenda fabrikës ku punojnë më shumë se 200 vetë.

Një nga zyrtarët tha për rrjetin vendas ‘Times of India’ se mes viktimave përfshiheshin njerëz të shtypur nga paniku për të dalë jashtë imiantit për t’i shpëtuar flakëve.

Ata shtonin se po hetohen shkaqet e tragjedise.

Fishekzjarret përdoren shpesh në Indi sidomos për festivale fetare si Diwali, ose në celebrimet e martesave.

Por shumë fabrika nuk plotësojnë masat bazë të sigurisë ose operojnë pa leje, shkruan rrjeti Daily Mail.

Top Channel

Read Entire Article