“Shqiptarët janë xhelozë për Kosovën”, aktori i humorit sqaron deklaratën: Ja arsyeja pse u indinjova

2 months ago 35

Aktori i njohur nga Kosova, Osman Azemi u vendos dje në qendër të medias dhe rrjeteve sociale për një deklaratë të tij, në të cilën shprehej se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për ata të Kosovës. Azemi tha se shqiptarët e shqipërisë janë xhelozë për Kosovën se nuk kanë emra si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e shumë të tjerë.

Kjo deklaratë e tij ka bërë bujë në media e rrjete sociale, duke ngjallur polemika të ndryshme. Osmani në një postim në Facebook ka sqaruar edhe njëherë deklaratën e rij dhe ka shprehur mendimin për raportet Shqipëri-Kosovë.

Reagimi i Osman Azemi

Sqarim rreth keqkuptimeve pas emisionit në Klan Kosova

1. Jam i indinjuar që Federata Shqiptare e Futbollit pretendon të mbaj një kampionat ndërkombëtar bashkë me Serbinë.

2. Jam i indinjuar që angazhohet një trajner serb në një klub elitar shqiptar.

3. Jam i indinjuar nga rampa e 5 eurove, e vendosur pikërisht në venën kryesore që e lidh Kosovën me Shqipërinë.

Për shkak të këtij indjimi edhe mund të jem shprehur përtej asaj që në të vërtet e ndjej:

1. Jam për Bashkim Kombëtar ashtu siq kanë qenë, janë dhe do të jenë të gjithë shqiptarët.

2. Me plazhë të Shqipnisë s’ka.

3. Me Valbonë s’ka.

4. Me Bjeshkë të Nemuna s’ka

5. Me suxhuk të Gjakovës s’ka.

6. Edhe i Pejës asht i mirë.

7. Nuk më pëlqen speci i djegst dhe hudrat e Kinës.

Shnet e dashni për të gjithë!

Read Entire Article