Shtrenjtohet uji për konsumatorët, Enti Rregullator miraton rritjen e tarifave në tre shoqëri

5 months ago 19

Pas përfundimit të reformës në sektorin ujësjellës, Enti Rregullator i Ujit ka miratuar rritje tarifash për tri shoqëri rajonale të krijuara, për Lezhën, Fierin dhe së fundmi edhe për Durrësin. Vendimi i Entit Rregullator të Ujit prek 13 njësi, për të cilat janë rishikuar tarifat e ujit, me qëllim përmirësimin e gjendjes financiare.

“Janë këto 3 shoqëri që në fakt përbëjnë 13 shoqëri individuale që kanë qenë më përpara, Durrësi ka 5, Fieri ka 5 dhe Lezha ka 3. Të treja këto shoqëri nuk arrini të mbulonin kostot e mirëmbajtjes 100%, mbijetesa e tyre varej nga subvencionet e qeverisë qendrore. Ky ishte një hap i parë për përmirësimin e gjendjes financiare të tyre”, tha Ndriçim Shani, kryetar i Entit Rregullator të Ujit.

Rritja e tarifave duhet të shoqërohet mes të tjerash edhe me rritje të orëve të furnizimit me ujë për banorët, rritje të cilësisë së ujit dhe me ulje të nivelit të ujit të humbur në rrjet.

“Kur miratojmë tatrifën, ne vendosim edhe obektiva mjaft agresivë për shoqëritë. Kur të vijnë për aplikimin e radhës, këto objkektiva duhen realizuar. Monitorimi i shoqërive bëhet me anë të treguesve të performancës financiare. Duhet t’u ofrohet akses të gjithë banorëve, duhet të mbulojnë kostot, të ulin nivelin e ujit pa të ardhura”, tha Shani.

Veç Durrësit, Lezhës e Fierit, në pritje për të rishikuar tarifën e ujit janë edhe Pogradeci, Elbasani dhe Berati./vizionplus.tv

Read Entire Article