“Shuhen” shpresat/ Nuk ka negociata mes Izraelit dhe Hamasit! Tel Avivi braktis bisedimet në Kajro 

6 months ago 20
Reklamë

Një delegacion i Hamasit mbërriti të dielën në Kajro për bisedime me Izraelin për arritjen e një armëpushimi në Gaza si dhe për shkëmbimin e pengjeve.

Por negociatat nuk u finalizuan, raporton New York Times, pasi Izraeli vendosi të mos marrë pjesë.

Vendimi u mor pas njoftimit të kreut të Mosad nga ana e kryeministrit të Katarit, se Hamas refuzoi kërkesën për të paraqitur listën me emrat e pengjeve që janë ende gjallë.

Kërkesë kjo që ishte parashtruar para nisjes së bisedimeve që nëse do të finalizoheshin me sukses do të rikthenin armëpushimin brenda 48 orëve në Gaza si dhe më shumë ndihma humanitare për civilët palestinezë.

Ndërmjetësuesit duan që marrëveshja të arrihet përpara se të nisë muaji i shenjtë i Ramazanit, më 10 mars.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara, pas incidentit të së entjes ku u vranë të paktën 112 njerëz gjatë tentativës për t’u furnizuar me ushqime po ushtojnë presion për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve sa më shpejt të jetë e mundur.

Lidhur me rastin Hamas akuzoi trupat izraelitë se qëlluan mbi civilët teksa përpiqeshin të merrnin ushqime. Por Izraeli e mohoi një gjë të tillë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, që kontrollohet nga grupi i Hamas, numri i viktimave deri më tani si pasojë e konfliktit të armatosur që nisi më 7 tetor të vitit të kaluar ka shkuar mbi 30 mijë.

Top Channel

Read Entire Article