Të tjera detaje janë bërë të ditura lidhur me plagosjen e dyfishtë në Tiranë. Mësohet se dy të plagosurit, Ronaldo Metushi dhe Kastriot Elezaj, po pinin kafe në momentin e ngjarjes.
Raportohet se një person është afruar dhe ka qëlluar ndaj tyre. Ky i fundit nuk është identifikuar ende, si dhe nuk dihet motivi i ngjarjes.
Plagosja e dyfishtë është regjistruar në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Mësohet se Ronaldo Metushi ka marrë plumb në këmb, ndërsa Kastriot Elezaj në gjoks. Të dy të plagosurit ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.
Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen, duke theksuar se ka rrethuar zonën. Ndërkohë, ende nuk dihet identiteti i autorëve.
“Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, thekson policia./vizionplus.tv