Marklen Haka i arrestuar sot në Nikël, është ndër personazhet e njohur të botës së krimit, i njohur kryesisht, për tetativën për të vrarë mikun e tij, Durim Bamin.
Ai ra “pre” e rrjetit “Sky”, i cili e nxori zbuluar në planet që bënte për eliminimin e Durim Bamit me porosi të Arben Ndokës.
Akuzat që rëndojnë mbi Marklen Hakën
“Vrasje me paramendim” e mbetur ne tentativë, në dëm të shtetasit Durim Bami, ngjarje e ndodhur në datën 04.11.2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale, parashikuar nga nenet 78/2, 22, 28/4,333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a e 334 te Kodit Penal.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a/2.