Prej tri ditësh dhjetëra qytetar të zonave të ndryshme të Bulqizës janë paraqitur në urgjencën e spitalit bashkiak për të marrë ndihmë mjekësore. Qytetarët e moshave të ndryshme janë paraqitur me simptoma si diarre, dhimbje barku, të vjella e temperaturë.
Fillimisht kjo u dyshua të ishte një kontaminim i ujit të pijshëm por për shkak të shpërndarjes gjeografike të rasteve, mjekët e kanë përjashtuar si opsion.
Mjeku pranë urgjencës së spitalit të Bulqizës, Shahin Kaja, thotë se kjo mund të jetë një situatë virusale pasi rastet janë të shpërndara dhe nuk kanë lidhje me përdorimin e të njëjtit rrjet të ujit të pijshëm.
Po ashtu, përjashtohet edhe mundësia e helmimit nga ushqimi në ndonjë rast gëzimi familjar pasi rastet janë të vazhdueshme prej të paktën tri ditësh.
Fluksi vijon të jetë i lartë edhe gjatë kësaj të hëne ku deri tani janë paraqitur mbi 10 persona./vizionplus.tv/