Situata e zjarreve në vend, 14 vatra ende aktive, ku paraqitet situata më kritike

4 months ago 9

14 vatra zjarri janë ende aktive në Shqipëri.

Kjo gjë është bërë e ditur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili në një postim në rrjetin social shkruan se situata më kritike paraqitet në Malin e Gjerë në Gjirokastër, ku zjarrëfikësit ndodhen në terren që prej orëve të para të mëngjesit për neutralizimin e flakëve.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë 24 orëve të fundit  janë raportuar 14 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 dhe janë aktive 3 vatra zjarri.

Sot puna po vijon në bashkinë Delvinë, ku është aktive vatra e zjarrit sipër Manastirit dhe fshatit Kakodhiq. Në bashkinë Gjirokastër, efektivët e Forcave të Armatosura dhe ato të emergjencave vendore kanë nisur punën prej orëve të para të mëngjesit për shuarjen e vatrave të zjarrit mbi Malin e Gjerë, ku flakët kanë një një shtrirje 10-12 km dhe janë të shpërndara në 3 vatra.

Po ashtu po punohet për shuarjen e zjarrit të rënë dje, pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë – Lurë të bashkisë Dibër, ku ndërhyrja paraqet vështirësi për shkak edhe të terrenit shumë shkëmbor”, shkruan Peleshi./vizionplus.tv

Read Entire Article