“Smund t’ju uroj punë të mbarë”, Bardhi: Kuvendi dhunon më së shumti Kushtetutën, s’ka bërë asnjë punë të mirë për qytetarët

2 weeks ago 24
Reklamë

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka mbajtur fjalën e tij në nisje të sesionit të ri parlamentar. Bardhi tha se nuk mund t’i urojë punë të mbarë Kuvendit, pasi sipas tij ky institucion është kthyer në një organ që dhunon Kushtetutën.

Sipas tij, opozita do të vijojë të ngrejë kartonat vetëm në interes të qytetarëve.

Gazment Bardhi: Tradita e kërkon që në çdo nisje apo rinisje të një pune të urohet punë e mbarë. Sot nuk është rasti. Qeveria e Edi Ramës e ka shndërruar këtë sallë në parlamentin e punëve personale. Sot jemi vetëm në letër një Repulbikë Parlamentare. Këtu nuk sundon as ligji, as Kushtetuta, por vetëm vullneti i një personi. Çfarë nismash ka marrë ky parlament në interes të shqiptarëve? Zero. Ka ulur taksat? Jo, përkundrazi i ka rritur ato. Këto nuk janë fjalë, janë akte publike të verifikuara nga Gjykata Kushtetuese ku së fundmi shfuqizoi taksën e profesioneve të lira. Nuk ka bërë kjo qeveri dhe ky parlament ndonjë punë të mirë që sot të kishim mundësi t’i thoshim “punë të mbarë”. Ky sesion nuk ka për të qenë i ndryshëm nga 11 vitet e tjera.

Kuvendi në vitet e fundit është kthyer në organin që dhunon më së shumti Kushtetutën. Opozita i ka paralajmëruar të gjitha iniciativat që kanë qenë antikushtetuese por paralajmërimi ynë ka rënë në vesh të shurdhër. Kjo ka të bëjë me mendësinë që ka kjo mazhorancë në raport me shtetin ligjor. Edi Rama ka refuzuar të përballet vazhdimisht me opozitën. Ndërsa vetë fshihet, ka gjetur një moto të re për propagandë dite. Fajin nuk e ka ai, as ministrat e tij, por kolegët deputetë, një pjesë e së cilëve janë të ndershëm dhe duan të punojnë për interesin publik. Shpesh keqpërdoren si kartona. Ne jemi betuar që kartonat do t’i ngremë vetëm për t’i shërbyer shqiptarëve./vizionplus.tv

Read Entire Article