Sot “finalja” Shqipëri-Kroaci, Sylvinho ndryshon 3 lojtarë. Derbi ballkanik, jetik për kualifikimin

3 months ago 25
Reklamë

Nga Ervin Sina 

Dueli Shqipëri – Kroaci, i vlefshëm për grupin  B në euro 2024, i cili luhet sot në Hamburg është një finale e parakohshme për objektivat e të dyja kombëtareve, një ndeshje që mund të përcaktojë fatet  e secilës përfaqësuese.

Lexo edhe :

Related Posts

Derbi ballkanas i grupit të vdekjes në europian sheh të impenjuara  në fushë dy ekipe që u mundën në duelet e para, respektivisht Shqipëria nga Italia 2 me 1 dhe Kroacia nga Spanja 3 me 0.

Kush skuadër humbet sot është praktikisht jashtë kompeticionit. Në rast barazimi, të dyja kombëtarët mbeten në lojë, por duhet patjetër të fitojnë ndeshjet e fundit dhe për Shqipërinë bëhet shumë e vështirë, pasi do të ketë përballë Spanjën, ndërsa Kroacia do të luajë kundër Italisë.

Ndaj 90 minutëshi sot në orën 15:00 në Hamburg ka një rëndësi të madhe. Kroatët natyrshëm janë favoritë, pasi kanë shumë kualitetet me emra si Modric, Kovacic, Perisic, Brozovic, Gvardiol etj. Probleme ne organike skuadra e Dalic nuk ka.

Në krahun tjetër Shqipëria do të ndryshojë pak në raport me humbjen kundër Italisë.

Të paktën 2-3 do të jenë lëvizjet në formacion. E sigurt është hyrja e Ismajlit në vend të Ajetit në qendër të mbrojtjes dhe aktivizimi i Arbër Hoxhës në vend të Seferit në krahun e majtë të sulmit.

Në balotazh krahu i djathtë i mbrojtjes me Balliun pak më në avantazh në raport me Hysajn.

Sulmi do të vazhdojë t’i besohet Armando Brojës. Pritet dyndje tifozësh në Hamburg, ku ndryshe nga Dortmundi ku dominuan krejtësisht ngjyrat kuqezi, këtë herë komuniteti i madh kroat në Gjermani do të ndajë thuajse përgjysmë hapësirën prej 57 mijë vendesh të Volksparkstadium. Përballja do të gjykohet nga  francezi Letexie./vizionplus.tv

Read Entire Article