Sot Fitër Bajrami, besimtarët myslimanë mbyllin muajin e shenjtë të Ramazanit

5 months ago 14
Reklamë

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin pas 30 ditëve agjërim dhe falje.

Një orë pas lindjes së diellit besimtarë të shumtë falën Namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, që njihet ndryshe edhe si festa e mbylljes së agjërimit. Më pas, kreu i KMSH Bujar Spahiu mbajti fjalën e tij përshëndetëse.

Lexo edhe :

Related Posts

“Zoti i gjithësisë qoftë i kënaqur me ne dhe na e pastë pranuar agjërimin, lutjet dhe të gjitha adhurimet gjatë këtij muaji të bekuar, të cilin po e përcjellim sot”, tha ai.

Për besimtarët myslimanë dita nisi herët me ndarjen e Sadaka Fitrit për të varfrit dhe më pas me grumbullimin në shesh.

Namazi i Bajramit është një detyrim i domosdoshëm për çdo mysliman. Muhamedi i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz.

Besimtarët veshin rroba të reja për Bajram, vizitojnë të afërmit dhe miqtë dhe përshëndeten me njëri-tjetrin duke uruar “Gëzuar Fitër Bajramin”.

Ëmbëlsirat përgatiten dhe shpërndahen me pjatën kryesore që është sewayi – kadaif i pjekur, i gatuar me qumësht dhe i servirur me fruta të thata.

Ndryshe nga Kurban Bajrami (i cili fokusohet te mishi), Fitër Bajrami festohet me ëmbëlsira tradicionale të quajtura gjithashtu Meedhi Eid.

Pas drekës së bollshme me familjen, dita mbyllet me vizita tek miqtë e të afërmit. /vizionplus.tv

Read Entire Article