Ditën e sotme Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare.
Mbledhja pritet të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe do të pasojë me një raport të Sekretarit të Përgjithshëm Bledi Klosi mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve të brendshme në parti.
Asambleja fillon në orën 17:00 dhe do të mbahet online dhe pritet të vendosë thirrjen e Kongresit zgjedhor të socialistëve
Në kongresin që pritet të zhvillohet në muajin korrik, do të votohet për anëtarët e Asamblesë së ardhshme Kombëtare socialiste, nga e cila më pas përmes votes, do të dalë kryesia e re e PS. Mbledhja e Asamblesë do të zhvillohet një ditë para kremtimit të 33-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste. /vizionplus.tv