Prokuroria e Posaçme kërkon gjykimin e të pandehurit Alqi Bllako edhe për inceneratorin e Tiranës.
Për, ish- numrin dy i Ministrisë së Mjedisit çështja u nda, pasi ai akuzohet për korrupsion në dy episode të ndryshme, në një kohë kur titullari i institucionit, Lefter Koka dhe anëtarët e komisionit per koncensionoin dyshohet se kanë kryer shëprdorim detyre.
“Nga aktet e administruara dhe gjatë hetimeve të kryera për kontratën koncensionare të vitit 2017 për ”Ndërtimin e landfillimit, inceneratorit dhe rehabilitimit të vend depozitimeve ezistuese, Tiranë”, e lidhur mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV”, janë konstatuar akte korruptive të të pandehurit Alqi Bllako, i cili në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit ka kërkuar dhe përfituar në mënyrë të parregullt në dy raste; a. vlerën monetare prej 119 mijë e 715 euro dhe b. vlerën monetare prej 7 milionë e 520 mijë lekë për Vladimir Bezhanin”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Vlerën e parë, sipas SPAK, ish deputeti socialist e përfitoi në mënyrë të parregullt nga punësimi i Vladimir Bezhanit si këshilltar i jashtëm, që u bë me sugjerimin e vetë Alqi Bllakos. Nga dosja hetimore, është provuar se Bezhani ka ruajtur korresponenca të vazhdueshme me Klodian Zoton, që SPAK e provon përmes email-eve të ndërsjellta të tij me Ministrinë e Mjedisit dhe shoqërinë kontraktuese. Nga ana tjetër, Alqi Bllako ka përfituar sipas Spak, afërsisht 120 mijë euro për të favorizuar kompaninë koncensionare.
SPAK i ka gjeneruar email-et nga kompjuteri i sekuestruar i Klodian Zotos dhe një prej tyre mban datën 19 shkurt 2016, afërsisht një muaj përpara se kompania të shpallej fituese.
Një javë më parë, Alqi Bllako u dënua me vendim të forëm së prerë nga Apeli i Posaçëm për shpërdorim detyre për inceneratorin e Elbasanit, me 2 vjet e tetë muaj burg në përfitim të gjykimit të shkurtuar. Atij tashmë i duhet të presë edhe vendimin për inceneratorin e Fierit. /vizionplus.tv