Spaleti flet për duelin ndaj Shqipërisë: Silvinjo i ka dhënë ekuilibër skuadrës. Ramadani, Asllani, Bajrami e Hysaj e dinë se kush jemi

4 months ago 19

Trajneri i Italisë, Luçiano Spaleti, e ka vlerësuar si në ndeshje shumë të vështirë atë që skuadra e tij do të luajë kundër Shqipërisë këtë të shtunë në Dortmund.

“Emocioni nga pikëpamja ime është i madh, por me kalimin e orëve ky emocion bëhet fantastik dhe jo toksik. Jemi në një vend fantastik për të luajtur një ndeshje shumë të bukur. Ndeshja është e vështirë pasi Silvinjo i ka dhënë ekuilibër skuadrës së tij dhe do të luajmë kundër lojtarëve që njohin mirë kampionatin tonë. Ramadani, Asllani, Bajrami, Hysaj e dinë se kush jemi dhe do të jetë një ndeshje e vështirë.

Është ë vërtetë që shpesh rezultatet janë ndryshe në krahasim me atë që merr me vete në shtëpi, por trajektoret e topit janë të vështira për t’u kuptuar, ose më mirë të themi të ndryshme nga vazhdimësia e ndeshjes. Ne duam të jemi gjithmonë një skuadër, të shprehim emblemën e futbollit tonë, po punojmë në këtë drejtim, por ka edhe kundërshtarë dhe jo gjithmonë ia del.

Por unë jam i bindur se do të tregojmë gjithmonë futbollin që duam. Kjo nuk na siguron që mund të arrijmë rezultatin e plotë, por do të na dhurojë ndjesinë që jemi pjesë e një bashkësie. Jo vetëm të atyre që shkojnë në fushë, por edhe të 60 milionë tifozëve tanë”, tha Spaleti për mediat italiane./m.j

Read Entire Article