Spanja e nis furishëm kampionatin europian, mund pastër Kroacinë

3 months ago 27
Reklamë

Ka përfunduar me rezultatin 3-0 ndeshja mes Spanjës dhe Kroacisë. Iberikët janë mjaftuar me tre gola në pjesn e parë, ndrësa pjesa e dytë nuk ka patur ndryshim rezultati.

Ishte sulmuesi veteran Alvaro Morata i cili shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 29-të, ndërsa 3 minuta më pas Alvarez dyfishoi shifrat.

Kur skuadrat po bëhehsin gati tu drejtoheshin dhomave të zhveshjes, ka ardhur edhe goli i tretë i spanjollëve, këtë herë me Carvahal.

Pjesa e dytë ashtu si e para pati ritëm të lartë loje, por nuk pati gola. Duhet theksuar se kroatët humbën një 11-metërsh në minutën e 80-të të ndeshjes.

Pas këtij rezultati Spanja merr vendin e parë në Grupin B, në pritje të ssfidës mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në “Signal Iduna Park” të Dormundit.

Read Entire Article