Spanjë-Itali, provë “zjarri”, kalkukimet e mundshme të rezultateve në grupin e Shqipërisë

3 months ago 36
Reklamë

Spanjë-Itali sot, nuk është një ndeshje që përcakton vetëm fatet e këtyre skuadrave.

Kjo është një përballje me interes të madh edhe për rivalët e tjerë të grupit, për Shqipërinë tonë dhe për Kroacinë, të cilat kanë vetëm 1 pikë në renditje pas barazimit të fundit mes tyre në Hamburg.

Spanjollët, të cilët fituan ndeshjen e parë ndaj kroateve 3 me 0, sonte mund të presin zyrtarisht biletën për në fazën tjetër.

Konsiderohen në letër favorite kundër axurrëve për shkak të repartit ofensiv më të mirë.

Iberikët mbështeten te talentët Uilliams dhe Lamin Jamal, por edhe eksperienca e Alvaro Morates, patjetër pa harruar mesfushën e bukur të udhëhequr nga Rodri dhe Pedri.

Në krahun tjetër i njëjti diskutim vlen edhe për Italinë, edhe ajo skuadër që mund të presë një biletë të shpejtë për në fazën tjetër në rast se mund spanjollët.

Kampionët e Evropës në fuqi kanë 3 pikë pas suksesit ndaj Shqipërisë dhe sonte luajnë të paktën për të mos humbur.

Trajneri Spaleti nuk ka problem me organikën e do të vazhdojë t’i besojë të njëjtit formacion si kundër kuqezinjve.

Në letër Shqipërisë në takimin e madh të grupit B, do t’iu interesonte ndoshta një fitore e Spanjës, e cila do të vinte në datë 24 qershor në Dyseldorf kundër kombëtares tone si e kualifikuar, dhe ndoshta duke mos luajtur me linjën e parë të lojtarëve titullarë./vizionplus.tv

Read Entire Article