“Spiuni më i pafytyrë në SHBA”, hakërim dhe imazhe abuzimi me fëmijët, dënohet me 40 vjet burg ish-oficeri i CIA

7 months ago 19
Reklamë

Ish-oficeri i CIA-s, Joshua Schulte u dënua me 40 vjet burg për zbulimin e një grumbulli mjetesh të klasifikuara hakerimi në platformën Wikileaks.

Po ashtu, ai u shpall fajtor edhe për posedim të imazheve të abuzimit të fëmijëve.

Prokurorët e kanë akuzuar atë për zbulimin e mjeteve të CIA-s “Vault 7”, të cilat lejojnë oficerët e inteligjencës të hakojnë telefonat inteligjentë dhe t’i përdorin ato si pajisje përgjimi.

Ata thanë se rrjedhja e informacionit është një nga më “të pafytyrat” në historinë e SHBA.

“Schulte, 35 vjeç, ndau rreth 8,761 dokumente me Wikileaks në vitin 2017, që përbën shkeljen më të madhe të të dhënave në historinë e CIA-s”, tha departamenti i drejtësisë amerikane.

Ai i mohoi akuzat, por u dënua për akuza të ndryshme në tre gjyqe të veçanta federale në Nju Jork në 2020, 2022 dhe 2023.

Të enjten, ai u dënua për akuza për spiunazh, hakerim kompjuterik, përbuzje të gjykatës, dhënie të deklaratave të rreme në FBI dhe posedim të imazheve të abuzimit me fëmijët./vizionplus.tv/

Read Entire Article