“Sterilizimi”, arrestohet ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

4 months ago 7

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është arrestuar, së bashku me dy persona të tjerë, raporton gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.

Ilir Beqaj është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit.

Lexo edhe :

Related Posts

Ish-ministri i Shëndetësisë akuzohet nga SPAK për veprën penale “Shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim”, lidhur me skandalin e “Sterilizimit”.

Ai akuzohet se nuk ka parandaluar konfliktin e interesit me biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish- zv.ministrin Klodian Rrjepaj.

Po ashtu, arrestimi i tij është konfirmuar edhe përmes një njoftimi nga SPAK.

“Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Për një informacion më të plotë, SPAK do te vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp”, thuhet në njoftimin e SPAK për gazetarët.

Read Entire Article