Stoltenberg: Ukraina ka të drejtë të sulmojë brenda territorit rus

5 months ago 27

Ukraina ka të drejtën – sipas ligjit ndërkombëtar – të sulmojë objektivat ushtarake brenda Rusisë për t’u mbrojtur, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë shtypi në Suedi.

“Ukraina ka të drejtën e vetëmbrojtjes”, tha zoti Stoltenberg gjatë një konference për shtyp me kryeministrin suedez Ulf Kristerson në një bazë ushtarake pranë Stokholmit.

“E drejta për vetëmbrojtje përfshin gjithashtu të drejtën për të goditur objektiva legjitime, ushtarake në territorin e palës sulmuese, agresorit – në këtë rast Rusisë”, shtoi ai.

“Kjo është një luftë agresioni e nisur nga Rusia kundër një vendi fqinj paqësor dhe demokratik – Ukrainës – i cili në asnjë moment nuk ka paraqitur kërcënim për Rusinë. Nuk ka dyshim se Ukraina ka të drejtë të godasë objektivat në territorin rus”, shtoi ai.

Deklarata erdhi në vazhdën e vendimit të SHBA për t’i dhënë së fundmi Ukrainës lejen për të përdorur armët amerikane në territorin rus pranë Kharkiv.

Maria Zakharova, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, pohoi se raketat HIMARS që atëherë janë përdorur kundër objektivave civile. /vizionplus.tv

Read Entire Article