Strakosha, debutim i hidhur tek AEK, Broja asist në miqësoren e Chelsea, shkëlqen Roko Vata

1 month ago 40
Reklamë

Në pritje për të njohur të ardhmen e tij, Armando Broja luajti dhe dha një assist për Chelsean në miqësoren amerikanë kundër Wrexhan që blutë e Londrës luajtën së fundmi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u fut në pjesën e dytë dhe shërbeu për shkundjen e skuadrës Oguxhuku në minutën e  82, në një aksion ku londinezët shënuan golin e barazimit 2 me 2, rezultat me të cilin u mbyll edhe ndeshja. Ka ende shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e Brojës, nëse do të qëndrojë në Angli për të kaluar tek Eveerton apo Sauthempton, apo do të transferohet në Itali tek Milan.

Ndërkohë një tjetër lojtar i kombëtares, portieri Thomas Strakosha nuk ka qenë shumë me fat në debutimin e tij tek Aek në Greqi. Skuadra e tij fitoi 4 me 3 në konferencën lige takimin e parë të raundit të dytë kundër Inter Club Escalades. Rezultati në fakt ishte 4 me 0 për AEK, por miqtë shënuan tre herë në pjesën e dytë. Fillimisht autogoli i Damagoi Vidës dënoi Strakoshën që nuk është se kishte shumë faj në këtë rast, pastaj portieri kuqezi  shkaktoi  penallti teksa gaboi në largimin e tij dhe goditi rivalin e tij. Më pas pësoi edhe golin e tretë në minutën e  83, gol ku nuk pati fat. Megjithatë ishte një mbrëmje që Strakosha nuk do e kishte kërkuar kurrë në debutimin me klubin e ti.

E nis në mënyrë të shkëlqyer aventurën tek Watford në Angli, Roko Vata, djali i ish kapitenit të kombëtares shqiptare Rudi Vata. Pasi i magjepsi të gjithë me një veprim të bukur teknik dhe gjuajtje nga distanca, Vata korrigjoi shënjestrën në minutën e  35 dhe falë edhe një devijimi vendimtar shënoi në portën e Hibernian. Watford fitoi në fund 3 me 2. Roko Vata ka luajtur me kombëtaret e moshave të Irlandës, por babai i tij Udi Vata nuk e ka përjashtuar asnjëherë mundësinë që djali ti bashkohet Shqipërisë./vizionplus.tv

Read Entire Article