Gjenerata Z sot heziton të flasë në telefon, ndihen shumë rehat duke biseduar me shkrim apo duke regjistruar mesazhe zanore. Kjo u zbulua nga një sondazh i kryer nga kompania e shërbimeve Uswitch duke testuar 2000 të rinj.
Sipas sondazhit, një e katërta e njerëzve të moshës 18- 34 vjeç nuk përgjigjen kurrë në telefon. Shumë herë fëmijët e injorojnë zilen e telefonit dhe gati 70% e tyre kalojnë direkt në “chat” për të parë se cili i telefonoi apo çfarë problemi ka. 37% e moshave 18-34 vjeç preferojnë shënimet zanore për të komunikuar, krahasuar me vetëm 1% të njerëzve të moshës 35-54 vjeç.
Nëse do ndaleshim dhe të mendonim pak, para disa dekadash të rinjtë luftonin për të marrë telefonin e shtëpisë që shpesh ishte i vetmi që kishin dhe telefonatat me njerëzit e dashur ishin të pafundme. Ndërsa sot jo vetëm që nuk telefonojnë, por edhe “chat”- et dhe sms zanore i dërgojnë më së shumti mes shokëve e shoqeve.