Studimi: Kompensimi i gjumit në fundjavë mund të ulë me 20% rrezikun e sëmundjeve të zemrës

2 months ago 31

Një hulumtim i fundit tregon se personat të cilët bëjnë një pushim të gjatë dhe një gjumë të mirë në fundjavë kanë shanse që të ulin me 20% rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Të dhënat e përftuara nga më shumë se 90 mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar sugjerojnë se kompensimi i mungesës së gjumit gjatë javës me kohë shtesë në fundjavë, mund të zbusë efektet negative të mungesës së gjumit.

Këto shifra të prezantuara në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë 2024 treguan se njerëzit e privuar për të pushuar apo fjetur më shumë në fundjavë vunë re një ulje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

“Gjumi i mjaftueshëm kompensues lidhet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Kjo lidhje bëhet edhe më e theksuar mes individëve që përjetojnë rregullisht gjumë të pamjaftueshëm gjatë ditëve të javës,” është shprehur autori i këtij studimi,  Yanjun Song.

Nga 90 mijë njerëz, pjesë e studimit të cilët raportuar mbi stilin e tyre të jetesës, më shumë se 19 mijë prej tyre plotësonin kriteret për mungesë të gjumit. Të dhënat spitalore dhe informacioni i regjistrit të shkakut të vdekjes u përdorën për të identifikuar ata që kishin sëmundje të zemrës, dështim të zemrës, ritëm të parregullt të zemrës dhe goditje në tru.

Ndërkaq gjatë një periudhë pasuese prej 14 vitesh, ekipi zbuloi se njerëzit me më shumë gjumë shtesë duke filluar nga 1.28 deri në 16.06 orë gjumë shtesë gjatë fundjavave kishin 19% më pak gjasa që të prekeshin nga sëmundje të zemrës apo sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Sipas studiuesve në një nëngrup njerëzish me privim ditor të gjumit, ata me gjumin më kompensues kishin një rrezik 20% më të ulët për të zhvilluar sëmundje të zemrës sesa ata me më pak.

“Rezultatet tona tregojnë se për pjesën e konsiderueshme të popullsisë në shoqërinë moderne që vuan nga mungesa e gjumit, ata që kanë më shumë gjumë në fundjavë kanë shkallë dukshëm më të ulët të sëmundjeve të zemrës sesa ato me më pak,” tha bashkautori i studimit, Zechen Liu.

/a.r

Read Entire Article