Stuhi, reshje shiu dhe përmbytje në Spanjë, humb jetën një person

2 months ago 26

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Spanjën. Reshjet e shiut kanë goditur ishullin e Majorkës, ku si pasojë ka humbur jetën një turiste, ndërsa një tjetër është zhdukur.

Dy alpinistët ishin zhdukur që nga mbrëmja e së hënës. Ata kishin shkuar në një zonë malore, në anën veriore të Majorkës, ku ndodhet kanioni Torrent de Pares, i cili përfundon në Mesdhe.

Shërbimet e shpëtimit raportuan përmes Platformës X se gruaja u gjet e vdekur. Zyrtari, Juan Carlos Rodriguez, tha se dhjetë alpinistë të tjerë që ishin nisur për të kaluar kanionin u shpëtuan.

 “Ata na thanë se panë dy persona të përfshirë nga stuhia. Disa nga të shpëtuarit kishin veshur vetëm atlete dhe pantallona të shkurtra, kur stuhia goditi, tha ai.

Kërkimet për gjetjen e personit të zhdukur, i cili ishte pezulluar për shkak të kushteve të këqija atmosferike, kanë rinisur pasditen e sotme.

Autoritetet kishin lëshuar një paralajmërim për stuhi të forta në zonë dhe u kërkuan turistëve dhe banorëve që të shmangin aktivitetet në natyrë, si sportet ujore dhe shëtitjet.

Read Entire Article