Sulm me armë në një fabrikë avionësh luftarakë në Ankara, vriten dy persona, terroristët marrin pengje

4 hours ago 17

Një sulm me armë ka ndodhur këtë të mërkurë në një fabrikë avionësh luftarakë në Ankara të Turqisë.

Sipas medieve të huaja raportohet se kanë humbur jetën dy persona.

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya konfirmoi se shpërthimi i dëgjuar jashtë ambienteve ishte një sulm terrorist, por nuk specifikoi detaje të mëtejshme.

Punonjësit e kompanisë u dërguan menjëherë në një zonë të sigurt. /vizionplus.tv

Read Entire Article