VIDEO/ Sulmi me dron i Hezbollah, dalin pamjet nga shtëpia e shkatërruar e Netanyahu-t

3 hours ago 17

Një dron i nisur nga Hezbollahu nga Libani në Cezare të shtunën goditi dhe dëmtoi banesën e Benyamin Netanyahu, njoftuan mediat izraelite.

Shpërthimi theu xhamin në dritaren e dhomës së gjumit, por nuk shkaktoi më tej dëme, me sa duket për shkak të xhamit të përforcuar dhe shtresave të tjera mbrojtëse. Thuhet se copa xhami kanë rënë në pishinën dhe oborrin e familjes aty pranë.

🔴 Benjamin Netanyahu’s bedroom window hit by Hezbollah drone

Read more here ⤵️https://t.co/JwT1LcQXVO pic.twitter.com/9S5f6rpGXl

— The Telegraph (@Telegraph) October 22, 2024

“Asgjë nuk do të na ndalojë”, tha Benjamin Netanyahu pas sulmit në shtëpinë e tij private në Cezare.

Hezbollahu në një deklaratë të martën pretendoi “përgjegjësinë e plotë, të plotë dhe të vetme për operacionin në Cezare që synonte Netanyahun. /vizionplus.tv

Read Entire Article