Hezbollahu mori përgjegjësinë për sulmin me dron në rezidencën e Netanyahut

3 hours ago 16

Hezbollahu ka marrë përgjegjësinë për sulmin e fundit me dron që kishte në shënjestër rezidencën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në qytetin e Cezaresë.

“Rezistenca Islamike merr përgjegjësinë për operacionin në Cezare me objektiv rezidencën e Netanyahut,” tha shefi i zyrës së shtypit të Hezbollahut, Mohammad Afif.

Sipas zëdhënësit të Netanyahut, një nga tre dronët e nisur nga Libani kishte në shënjestër shtëpinë e kryeministrit të shtunën.

Megjithatë, Netanyahu nuk ishte në banesë në momentin e sulmit dhe nuk pati viktima nga incidenti./vizionplus.tv

Read Entire Article