I bëri rezistencë hajdutëve, qëllohet për vdekje reperi 22-vjeçar

4 hours ago 18

Një reper nga Florida, i njohur me emrin skenik “Ralan Styles”, u vra me armë në fshatin Victorian gjatë fundjavës.

Policia e Columbus tha se mori një telefonatë 911 nga një grua që raportoi të shtëna me armë. Oficerët shkuan rreth orës 5 të mëngjesit të së shtunës në bllokun 300 të West 3rd Avenue. Ata gjetën 22-vjeçarin Michael Andre Robinson, i njohur gjithashtu si reperi Ralan Styles, të plagoosur. Robinson u shpall i vdekur në vendngjarje në orën 5:10 të mëngjesit..

Styles ka lindur në Tallahassee, Florida dhe ka miliona shikime në këngët e tij që datojnë që nga viti 2020, sipas faqes së tij në Spotify. Kënga e tij më e dëgjuar ishte një remix i këngës popullore për fëmijë “Baby Shark”, e cila ka mbledhur më shumë se 32 milion views në Spotify dhe mbi 1 milion shikime në YouTube që nga e hëna.

Sipas dëshmitarëve, vrasësi i dyshuar qëlloi Styles pasi u përpoq të vidhte një varëse prej tij. Konfrontimi shpërtheu kur Styles u përpoq të rezistonte, duke bërë që grabitësi të hapte zjarr.

Të premten, Styles publikoi një album fotografish në Instagram dhe vuri Columbus si vendndodhjen e postimit. Vëllai i tij, reperi Lil Goat, ka postuar homazhe për Robinson në llogarinë e tij në Instagram që nga e shtuna.

I dyshuari për vdekjen e Robinsonit, 24-vjeçari Mahamood Hassan, u arrestua disa blloqe larg vendit të ngjarjes dhe u akuzua për vrasje të shtunën. Hassan u akuzua në Gjykatën Komunale të Qarkut Franklin dhe është planifikuar të ketë një seancë paraprake më 29 tetor./vizionplus.tv

Read Entire Article