Vritet e moshuara në Greqi, arrestohet një shqiptare: E dinte që kishte para në shtëpinë e 84-vjeçares

3 hours ago 23

Një grua nga Shqipëria është akuzuar për vrasjen e një të moshuare më 12 tetor në Kamena Vourla, Greqi.

Sipas informacioneve, gruaja ishte e afërt me 84-vjeçaren dhe e dinte se në shtëpinë e të moshuarës kishte para.

Kronika

Autoritetet u njoftuan më 12 tetor nga kushëriri i të moshuarës, i cili kishte humbur kontaktet me 84-vjeçaren prej më shumë se 24 orësh.

Kur oficerët mbërritën në shtëpi, zbuluan se dera ishte e hapur por nuk kishte shenja të thyerjes.

Jo shumë larg derës, 84-vjeçarja u gjet e vrarë, ndërsa pranë saj kishte njolla gjaku dhe gjurmë këpucësh. Megjithatë, u konstatua se nuk kishte shenja përleshjeje.

Pas hetimeve u konstatua se 84-vjeçarja kishte marrë një plagë në shpinë nga një objekt i mprehtë.

Mediet greke nuk kanë bërë të ditur identitetin e shqiptares së arrestuar./vizionplus.tv

Read Entire Article