Blinken mbërrin në Izrael, vijojnë përpjekjet për armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve

4 hours ago 14

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Izrael për bisedime me liderët izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Është ndalesa e parë e një vizite të gjerë në Lindjen e Mesme, e 11-ta e tij që nga fillimi i luftës në Gaza, ku ai do të përpiqet të rindezë bisedimet për armëpushim.

Në Izrael, ai do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë të lartë përpara se të shkojë në vendet arabe.

Blinken do të përpiqet të rinisë bisedimet për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve,  pavarësisht se lufta në Lindjen e Mesme është intensifikuar në disa fronte.

Read Entire Article