Sulmi izraelit pranë spitalit jugor të Bejrutit, katër të vrarë, mes tyre një fëmijë

6 hours ago 15

Katër persona duke përfshirë një fëmijë janë vrarë pas një sulmi ajror izraelit pranë spitalit kryesor në Bejrutin jugor, thotë ministria libaneze e Shëndetësisë.

Sulmi goditi parkun e makinave të Spitalit Universitar Rafik Hariri, tha një burim spitalor për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ministria e Shëndetësisë tha se 24 persona ishin lënduar.

Ishte i 13-ti sulme ajror që goditi Bejrutin jugor të hënën në mbrëmje. Ushtria izraelite tha se po sulmonte objekte të lidhura me Hezbollahun.

Një zëdhënës izraelit kishte paralajmëruar më herët njerëzit që të largoheshin nga disa vëndndodhje në Bejrutin jugor, megjithatë spitali Rafik Hariri nuk ishte në mesin e vendeve të përmendura.

Ushtria izraelite tha më herët të hënën se kishte identifikuar një bunker të Hezbollahut të fshehur nën një spital tjetër në Bejrutin jugor, i cili që atëherë është evakuuar.

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari tha pa dhënë prova se bunkeri nën spitalin Sahel në Haret Hreik kishte qindra miliona dollarë në para dhe ar që po përdoreshin për të financuar sulmet e Hezbollahut ndaj Izraelit.

Drejtori i spitalit Sahel mohoi se kishte një bunker poshtë tij dhe i bëri thirrje ushtrisë libaneze të inspektojë vendin.

Izraeli duket se e ka zgjeruar luftën e tij kundër Hezbollahut përtej infrastrukturës ushtarake dhe thotë se po synon rrjetet financiare të grupit.

Të dielën mbrëma Izraeli kreu sulme ajrore duke synuar degët e një shoqate financiare të lidhur me Hezbollahun në periferitë jugore të kryeqytetit të Libanit Bejrut, si dhe në jug dhe lindje të vendit./vizionplus.tv

Read Entire Article